Opinionisti Arben Dashevci ka folur për pastrimin e zonës në Mitrovicë që tashmë ka filluar.
“Ajo çka ka filluar veçse po shkon kah përfundimi, pra po pastrohet terreni në pjesën…të jem fare i qartë, të tri ndertesat ose të tri rrokaqiejt që quhen prej anës lokale prej nevem mitrovicasit…ndërtesa te Rruga e Boshnjakëve, kah pjesa e lumit Ibër veçsee po vijnë ato materialet e rënda apo ato shablonet në aspektin e ndërtimtarisë dhe janë në vlugun më të madh të ndërtimit sepse siç shihet po punohet me një vlug tepër të madh që të kryhen sa më shpejtë dhe pasi po na bien edhe shumë që të shëtitemi andej, sepse është një shëtitore 5 ose 6 kilometërshe, atëherë po shihet që po ndërtohet, po kryhen…”, ka thënë Dashevci në Kosova Today të Klan Kosovës.
Dashevci tha se nuk ka pasur ende asnjë reagim negativ të serbëve ndaj këtyre punimeve.
“Nuk e ke asnjë reagim të vetëm negativ ose të vijë dikush që të tentojë të pengojë diçka në punën e ndërtimtarëve që e punojnë atë punë në ditë të nxehta, pra nuk mund të shohësh diçka ashtu”.
The post Dashevci për ndërtimet dhe pastrimet në Mitrovicë: Ende nuk ka asnjë reagim negativ appeared first on Klan Kosova.