Emisioni Weekendi edhe këtë të diel sjellë enkas për shikuesit e Klan Kosovës, personazhe tejet interesante dhe shumë pozitive të fushave të ndryshme.
Sot, radha i erdhi një çiftit që sollën me vete historinë e dashurisë së tyre.
Ish-deputeti Dardan Sejdiu dhe bashkëshortja e tij, doktoresha Rina treguan se si ishin njohur me njëri-tjetrin.
Sejdiu deklaroi se si tip është më direkt dhe më konkret.
“Në vitin 97 nëse nuk gaboj, diku në shkurt ose mars para 30 vjetësh në një ndejë të Gjimnazit Xhevdet Doda, ka qenë një delegacion që në atë kohë ka pas ardhur nga Norvegjia, post-pesimistët, Kai Aide e patën sjellë një delegacion edhe patën pas një mbrëmje në restorantit Dora në Qafë edhe aty e kam parë për herë të parë. Iu afrova edhe ia bëra dy a tri pyetje”, deklaroi ai në Klan Kosova.


