Dardanët “shukatin” Suedinë, ngjallet fuqishëm shpresa për kualifikim në Botërorin 2026

Dardanët “shukatin” Suedinë, ngjallet fuqishëm shpresa për kualifikim në Botërorin 2026

Kosova arriti një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Suedisë me rezultat 0:1.

Golin vendimtar e shënoi Fisnik Asllani në minutën e ’32-të, duke i dhënë Kosovës avantazhin, transmeton klankosova.tv.

Pjesa e parë ofroi edhe një mundësi të shkëlqyer për Kosovën, kur Avdullahu goditi shtyllën por pa arritur të dyfishonte rezultatin.

Në pjesën e dytë, presioni nga skuadra suedeze ishte i madh, por Dardanët arritën të ruanin epërsinë duke arritur ta mbajnë portën të paprekur deri në fund të ndeshjes.

Pas 4 ndeshjeve në grup, Zvicra prin me 10 pikë, ndërsa Kosova pozicionohet në vendin e dytë me 7 pikë, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në fazën finale të Botërorit 2026.

The post Dardanët “shukatin” Suedinë, ngjallet fuqishëm shpresa për kualifikim në Botërorin 2026 appeared first on Klan Kosova.