Në ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, “Dardanët” u kujdesën që përveç atmosferës elektrizuese në tribuna, ta përcjellin edhe një mesazh të fuqishëm përmes një koreografie të veçantë.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, u shpalos edhe një baner të madh me mbishkrimin “Victorious”, së bashku me fotografitë e ish-krerëve të UÇK-së, me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët aktualisht po përballen me një proces gjyqësor në Hagë.
Ky baner qëndroi gjatë gjatë gjithë ndeshjes dhe u shoqërua me brohoritje nga tifozët, duke krijuar një moment emocional dhe simbolik në tribuna.
Sipas tifozëve, koreografia ishte një shprehje e mbështetjes dhe solidaritetit të tyre, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve në stadium.
“Dardanët” edhe kësaj radhe dëshmuan kreativitetin dhe organizimin e tyre, duke e bërë ndeshjen një ngjarje sportive me mesazhe shumë të fuqishme.


