Sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, Kosova do të përballet me Suedinë në kuadër të Grupit B kualifikues për Botërorin 2026.
“Dardanët” e nisën ciklin eliminator me humbje të rëndë në Bazel, ku u mposhtën nga Zvicra me rezultat 4:0.
Megjithatë, trajneri i Kombëtares, Franco Foda, në konferencën për media një ditë para ndeshjes u shpreh se ekipi do të ketë një paraqitje tjetër kundër suedezëve, raporton Klankosova.tv
“Është e qartë se Suedia është favorite. Por ne duhet të bëjmë një paraqitje tjetër, jo sikur ndaj Zvicrës. Do bëjmë çmos për të fituar këtë ndeshje”, deklaroi Foda.
Ndërkohë, mungesa më e madhe për përballjen e sotme mbetet ajo e kapitenit Amir Rrahmani, i cili nuk do të jetë në dispozicion për shkak të një lëndimi./ Klankosova.tv
The post “Dardanët” rikthehen në Prishtinë, përballë suedezëve sonte appeared first on Klan Kosova.