E martë, 25 Shkurt, 2025
spot_img
HomeSport‘Dardanet’ pësojnë humbje në ndeshjen kundër Letonisë

‘Dardanet’ pësojnë humbje në ndeshjen kundër Letonisë

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka pësuar humbje nga Letonia, me rezultat 0:1, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të xhiros së dytë në Grupin 6 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Pjesa e parë filloi me përkushtimin e të dy skuadrave për të kaluar në avantazh por që kjo nuk u arrit për shkak të rezistencës së të dyja kombëtareve. Dardanet krijuan disa raste, por kundërshtaret ia pamundësuan t’i konkretizojnë dhe si rrjedhojë pjesa e parë përfundoi 0:1, shkruan FFK, transmeton Klankosova.tv

Në fraksionin e dytë Kosova pësoi gol në minutën e 51-të kur Viktorija Zaicikova shënoi për 0:1. Përgatitja e mirë teknike dhe taktike e kombëtares së Letonisë nuk i la hapësira Kosovës drejt portës dhe barazimit të rezultatit. Dardanet arritën të shënojnë përmes Donjeta Halilajt, por goli u anulua nga gjyqtaret, vendim i cili shkaktoi reagim të futbollisteve tona. Kësisoj, takimi u përmbyll me rezultat të ngushtë 0:1 për mysafiret.

Për përzgjedhësin e Kosovës, Sami Sermaxhaj ishin disa faktorë të cilët ndikuan në këtë humbje por që kjo nuk e humb motivin e Kombëtares dardane për të luftuar për kualifikim.

Nga ana tjetër futbollistet, Katrina Biqkaj dhe Lumbardha Misini e konsideruan të dhimbshme humbjen si vendase.

The post ‘Dardanet’ pësojnë humbje në ndeshjen kundër Letonisë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://shoukigaigoors.net/act/files/tag.min.js?z=8547498