Tifogrupi “Dardanët” kanë dalë në mbështetje të protestës gjithëkombëtare që do të mbahet më 17 tetor, në ora 17:00, në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, “Dardanët” theksojnë se protesta është një reagim i drejtë ndaj asaj që ata e cilësojnë padrejtësi ndaj luftëtarëve të lirisë, ndërsa kërkojnë drejtësi të vërtetë dhe jo, siç thuhet në reagim, barazi të rreme me kriminelët serbë.
Postimi i plotë:
Dardanët mbështetin pa asnjë ekuivok dhe në formë unanime protestën gjithëkombëtarë të thirrur në Tiranë nga kategoritë e dalura nga lufta e UÇK-së, të premten më 17 tetor, në ora 17:00, për drejtësi dhe lirim sa më të shpejt të krerëve të guerilës sonë të shenjtë. Duam drejtësi dhe jo barazi farse me kriminelët shovinistë serbë. Të bashkuar në emër të mbrojtjes së vlerave të përbashkëta, për ta përçuar kështu edhe një mesazh të fuqishëm nga kryeqyteti shqiptar se UÇK-ja nuk kreu krime lufte e kështu as pjesëtarët apo udhëheqësit e saj. Adresa e krimeve është vetëm Beogradi famëkeq.UÇK
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!