Dardan Islami: Kam marr ftesë për të qenë pjesë e Big Brother VIP Kosova

Dardan Islami: Kam marr ftesë për të qenë pjesë e Big Brother VIP Kosova

Këngëtari i njohur Dardan Islami ishte i ftuari i fundit në emisionin “Shok Podcast”, ku ka folur hapur për karrierën e tij muzikore dhe aktivitetet që po zhvillon aktualisht.

Gjatë bisedës, Islami zbuloi se ka plane për të sjellë stand up komedi vitin e ardhshëm, duke i shtuar kështu diversitet rrugës së tij artistike.


Një nga momentet më interesante të intervistës ishte kur Dardani u pyet për qëndrimet e tij ndaj transgjinores Edona James, e cila u bë fenomen i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova. Ai e përshkroi Edonën si një personazh simpatik, duke e vlerësuar për karakterin dhe energjinë e saj gjatë programit.

Më tej, Islami zbuloi se edhe ai ka marrë ftesë për të qenë pjesë e BBVK, pasi ishte kontaktuar nga Liberta Spahiu, por nuk ka pranuar të hyjë në shtëpinë e famshme të Big Brother:

“Kam marrë ftesë për të qenë pjesë e Big Brother VIP Kosova, më ka telefonuar Liberta dhe më ka bërë ftesë,” tha ai.

Intervista e tij në “Shok Podcast” ofroi një vështrim të sinqertë mbi karrierën dhe planet e ardhshme, duke e treguar Dardanin jo vetëm si këngëtar, por edhe si një artist i hapur për sfida të reja në fusha të ndryshme të artit. /Telegrafi/