Reperi i njohur shqiptar Dardan dhe këngëtarja boshnjako-turke Hava i kanë dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e tyre me një ceremoni martesore private.
Dasma u mbajt mbrëmë në mënyrë super sekrete, me një rregull të qartë për të ftuarit: asnjë publikim në rrjete sociale.
Por pavarësisht përpjekjes për ta mbajtur larg syrit të publikut, një video e shkurtër e shpërndarë në TikTok ka mjaftuar për ta kthyer dasmën në kryetemë të mediave dhe rrjeteve sociale.
Në pamjet e publikuara, Dardan shihet i veshur me kostum tradicional shqiptar, ndërsa Hava mbështillet me flamurin kuq e zi, duke i dhënë dasmës një simbolikë të fortë kombëtare dhe kulturore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!