Kapiteni i Kosovës në basketboll, Dardan Berisha, do të vazhdojë ta përfaqësojë skuadrën e Pejës edhe gjatë edicionit 2025/2026. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi pejan.
“Basketbollisti më i mirë shqiptar i të gjithë kohërave, Dardan Berisha vazhdon në shtëpinë e tij edhe për edicionin 2025/26”, thuhet në njoftimin e klubit.
Berisha ishte rikthyer te Peja në vitin 2024 dhe që nga atëherë ka qenë figura kryesore e skuadrës. Ai vlerësohet si lojtari më i mirë dhe më i dekoruar në basketbollin kosovar.
36-vjeçari është rritur si basketbollist pikërisht në Pejë, por gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe jashtë vendit, duke mbrojtur ngjyrat e klubeve si Cibona, Caserta dhe Nymburk.
Para se t’i bashkohej Kosovës, Berisha ka pasur paraqitje të mëdha edhe me përfaqësuesen e Polonisë, duke lënë gjurmë në arenën ndërkombëtare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!