E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeShowbizDAP publikon listën e bizneseve nëpër komuna, me më së shumti parregullësi...

DAP publikon listën e bizneseve nëpër komuna, me më së shumti parregullësi fiskale

Drejtoria e të Ardhurave Publike ka publikuar rezultatet e 266 kontrolleve në terren të kryera në nëntor 2025, të cilat zbulojnë dallime drastike në disiplinën fiskale midis qyteteve në Maqedoninë e Veriut.

Nga numri i përgjithshëm i inspektimeve, u gjetën parregullsi në 104 subjekte – që është një sinjal serioz i shpërfilljes së përhapur të detyrimeve ligjore. Në disa komuna, çdo kontroll ka rezultuar me shkelje. “Lista e zezë” përfshin:


Kratovën, Koçanin, Sveti Nikollën, Dojranin, Dellçevën dhe Berovën.

Këto rezultate tregojnë se në rajone të caktuara mungesa e disiplinës fiskale është rregull, jo përjashtim.

Qytetet me mbi 70% shkelje në:

Shtipi – 81.8%Gjevgjelia – 71.4%Radovishi – 71.4%Negotina – 66.7%Strumica – 57.1%, këto rajone do të jenë nën kontrollin e inspektimeve.

Midis 30% dhe 50% të parregullsive janë vërtetuar në:Kumanovë, Gostivar, Kërçovë, Ohër, Tetovë dhe Resnjë, duke treguar se gjysma e bizneseve operojnë ligjërisht, por se ka vend për përmirësim.

Qytetet me parregullsitë më të ulëta

Ndër shembujt me disiplinë fiskale më të mirë janë:Manastiri – 25%Prilepi – 20%Velesi – 15.4%Kavadarci – 15.4%Shkupi – 14.9%.

Dy qytetete kanë qenë pa asnjë parregullsi dhe ato janë Dibra dhe RosomaniDAP njoftoi se qytetet me përqindjen më të lartë të shkeljeve do të kenë përparësi në valën e ardhshme të kontrolleve. Sanksionet deri më tani përfshijnë gjoba për moslëshimin e kuponëve fiskalë, mosposedimin e pajisjeve fiskale dhe mosdorëzimin e raporteve ditore.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT