Danja, Valbona, Loredana, Rizarta e plot të tjerë pranë Gjestit gjatë varrimit të vëllait të tij

Danja, Valbona, Loredana, Rizarta e plot të tjerë pranë Gjestit gjatë varrimit të vëllait të tij

Varrimi i Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit, ka mbledhur jo vetëm familjarë dhe qytetarë nga Peja, por edhe shumë miq e kolegë të tij nga formati i njohur Big Brother VIP Albania dhe Big Brother VIP Kosova.

Nga edicioni i katërt i Big Brother VIP Albania, ku Gjesti doli fitues, në ceremoninë mortore morën pjesë disa prej ish-banorëve që ndanë rrugëtimin me të në shtëpinë më të famshme.


Midis tyre u panë Danja Koka, Valbona Mhilli, Loredana Brati, Krisa Caushaj dhe Rizarta Hoxha, të cilat u shfaqën të mërzitur nga tragjedia dhe qëndruan pranë Gjestit dhe familjes së tij në këtë ditë të rëndë.

Foto: Arbresh (Screenshot)

Gjesti, përveç eksperiencës në Shqipëri, ka krijuar miqësi edhe gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova.

Në varrim, mes të pranishmëve ishin edhe ish-banorët Diana Tahiri, Burim Vatovci dhe Xuxi, të cilët i shprehën ngushëllimet e tyre të sinqerta.

Foto: Arbresh (Screenshot)

Prania e tyre dëshmon lidhjet e forta që u krijuan brenda formatit, të cilat shkojnë përtej ekranit.

Pamjet nga ceremonia mortore pasqyrojnë qartë atmosferën e rëndë dhe dhimbjen e thellë që ka kapluar familjen Kelmendi dhe të gjithë të pranishmit.

Foto: Arbresh (Screenshot)

Përqafimet, lotët dhe fjalët e ngushëllimit kanë dominuar gjatë gjithë momentit të fundit të lamtumirës për 15-vjeçarin Eldion.

Pjesëmarrja e ish-banorëve në këtë ditë të vështirë tregon se marrëdhëniet e krijuara gjatë formatit nuk mbeten vetëm brenda lojës.

Në raste të tilla tragjike, solidariteti dhe mbështetja njerëzore bëhen dëshmi e miqësive që lindin edhe në kushte të pazakonta. /Telegrafi/

Foto: Arbresh (Screenshot)

Foto: Arbresh (Screenshot)

Foto: Arbresh (Screenshot)

Foto: Arbresh (Screenshot)