E hënë, 26 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeDanimarka rrit moshën e pensionit në 70 vjeç, më e larta në...

Danimarka rrit moshën e pensionit në 70 vjeç, më e larta në Evropë

Danimarka ka vendosur të bëhet vendi i parë në Evropë që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç, pas miratimit të një projektligji nga parlamenti. Ligji i ri, i cili u votua me 81 vota pro dhe 21 kundër, do të zbatohet për të gjithë ata që kanë lindur pas 31 dhjetorit 1970.

Aktualisht, mosha mesatare e pensionit në Danimarkë është 67 vjeç, ndërsa për ata të lindur pas 1 janarit 1967 ajo mund të arrijë në 69 vjeç.

Me këtë ndryshim, Danimarka barazohet me Libinë për sa i përket moshës më të lartë të pensionit në botë.

Ministrja e Punësimit, Ane Halsboe-Jorgensen, deklaroi se ky hap është i domosdoshëm për të siguruar mirëqenie të qëndrueshme për brezat e ardhshëm.

Ky vendim vjen në një kohë kur shumë vende të tjera po përballen me protesta dhe debate për rritjen e moshës së pensionit, siç ishte rasti i Francës në vitin 2023.

Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, mosha e pensionit është në rritje, por ende mbetet më e ulët se ajo e vendosur nga Danimarka.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT