E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
HomeSportDanezët e Kopenhagës përmbysin Heidenheimin e Gjermanisë

Danezët e Kopenhagës përmbysin Heidenheimin e Gjermanisë

Heidenheim fitoi 1-2 ndeshjen e parë në Danimarkë ndaj FC Copenhagen.

Këta të fundit me rezultat të njejtë, i mbyllën 90 minutat në Gjermani.

Për të vendosur se kush do të shkojë në 1/8-ën e finales në UEFA Europa Conference League, u nevojitën edhe 30 minuta shtesë, raporton Klankosova.tv.

Ishin danezët ata që realizuan golin e tretë, që edhe rezultoi mjaftueshëm për bileten kualifikuese.

Mysafirët e mbyllën pjesën e parë të duelit të sotëm me epërsi, pas shënimit të Amin Chiakha në minutën e 37.

8 minuta pasi nisi fraksioni i dytë, sërish skuadra e njejtë realizoi, kësaj radhe me anë të Kevin Diks, njofton Klankosova.tv.

Vendasit u rikthyen në lojë, kur Leo Scienza, ngushtoi rezultatin në 1-2, duke barazuar shifrat e përgjithshme nga të dy ballafaqimet, 3-3.

Gjashtë minuta para se të përfundonin vazhdimet dhe t’i lëshohej rend penalltive, Rodrigo Huescas me golin e tij, i dha vulë kualifikimit të Copenhagen në mesin e 16 skuadrave më të mira në UECL

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://vaugroar.com/act/files/tag.min.js?z=8547498