Kryetari i Komunës së Bukureshtit, Nicusor Dan, ka arritur një fitore të rëndësishme në balotazhin presidencial, duke mposhtur kandidatin ultranacionalist, George Simion.
Pas përfundimit të numërimit të votave, Dan ka marrë 53.6% të mbështetjes, që përkon me 6.17 milionë vota, ndërsa Simion ka fituar 46.4%, apo 5.34 milionë vota. Ky rezultat e konfirmon fitoren e tij në një betejë të ashpër dhe të ndarë mes dy forcave politike.
Pas shpalljes së rezultatit, Dan iu drejtua mbështetësve, duke shprehur mirënjohjen e tij dhe duke theksuar se ky është një moment historik për Rumani.
“Është fitorja e juaj, e dini. Është fitorja e mijëra e mijëra njerëzve që bënë fushatë, që besuan se Rumania mund të ndryshojë. Mos e harroni këtë forcë, sepse kemi ende punë për të bërë,” tha ai në një mesazh të pas fitores.
Nga ana tjetër, George Simion e pranoi disfatën dhe përgëzoi kundërshtarin e tij për fitoren. Ai shprehu një mesazh të qetë, duke uruar Danin dhe falenderuar mbështetësit për angazhimin e tyre.
“Jam krenar për ju dhe e përgëzoj kundërshtarin tim për fitoren,” shkroi Simion në një postim në Facebook.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);