E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
HomeSportDalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Zvicër

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Zvicër

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, të dielën përballet me Zvicrën në ndeshjen vendimtare për parakualifikueset e FIBA Kupës së Botës 2027.

E sot nga ora 12:00 fillon shitja e biletave për këtë ndeshje emocionuese, transmeton Klankosova.tv.

Biletat shiten te Neë Born para Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, derisa çmimi i tyre është 4 euro.

Dardanët kanë dy fitore e tri humbje në parakualifikimet evropiane për FIBA Kupën e Botës 2027.

Duhet theksuar se Zvicra tashmë e ka siguruar pozitën e parë në Grupin A të raundit të parë të parakualifikimeve.

Kurse për Kosovën, përballja e së dielës ndaj Zvicrës është vendimtare për të shpresuar në kualifikim tutje.

Dardanët të enjten fituan ndaj Azerbajxhanit, me rezultat 81:79. Aktualisht, Kosova gjendet në vendin e dytë në grup me shtatë pikë, baras me Irlandën në vendin e tretë, kurse Azerbajxhani është në të katërtin me gjashtë pikë.

E që Kosova të kalojë tutje, janë disa kombinime. Dardanëve iu duhet fitorja ndaj Zvicrës për të mbetur në vendin e dytë.

Nëse Azerbajxhani fiton ndaj Irlandës dhe Kosova mposhtet nga Zvicra, atëherë azerët do të kalojnë nga vendi i katërt në të dytin. Ndërkaq, në rast të fitores së Irlandës dhe humbjes së Kosovës ndaj Zvicrës, pozita e dytë u takon Dardanëve, për shkak se kanë bilanc më të mirë në përballjet direkte.

Megjithatë, edhe po ta zë vendin e dytë përfundimisht në grup, kjo nuk e garanton kalimin tutje të Kosovës. Kjo pasi në raundin e dytë të parakualifikimeve shkon vetëm ekipi më i mirë i vendit të dytë prej tri grupeve sa janë gjithsej aktualisht në këtë raund. /Klankosova.tv

The post Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Zvicër appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://vaugroar.com/act/files/tag.min.js?z=8547498