Mirlind Daku ka zbuluar për përvojën e tij te Rubin Kazani dhe për ndjesitë e tij kur kishte ardhur në qytetin e Kazani ku është i bazuar klubi.
âJam mysliman, jam habitur kur kam parë xhaminë këtu e pastaj edhe kishën. Nuk e kam këtë problem, më pëlqen zemra e njerëzve, e jo ajo që e mendojnë apo që e bëjnëâ, ka thënë Daku në intervistën për kanalin zyrtar të klubit.
âNëse janë të mirë me mua, jam i mirë me taâ.
âNë fund të ditës jemi një ekipâ.
Sa i përket lojës, Daku ka thënë që në secilin klub që ka luajtur, viti i dytë ka qenë më i mirë se i pari, andaj këtë pritshmëri e ka edhe te Kazani.
Ai u shpreh se i erdhi befasi edhe vetë atij kalimi te Rubini, por quan ndër zgjedhjet më të mira, dhe thotë se e ndien respektin e njerëzve atje.
âTransferimi im te Rubini është një prej zgjedhjeve më të mira që i kam bërë deri me tashâ.
“Për Rubinin ka qenë befasi, sepse mendonte për klube të tjera evropiane. Që nga dita e parë kam marrë aq shumë respekt nga shumë njerëz këtu dhe nuk mund ta harroj këtëâ.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>