Ismet Osmani i njohur me nofkën “Curri”, është në liri.
Kjo pasi nga 17 shkurti, Prokuroria nuk ka bërë kërkesë për vazhdimin e masës së sigurisë.
Osmani deri me këtë datë është dashur që të paraqitet në stacionin policor.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, nga gjyqtari i procedurës paraprake jemi informuar se me vendimin PPRKR.nr.89/24 të datës 29.01.2025, të pandehurit I.O. i dyshuar për veprën penale Vrasje në tentativë i është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak dhe i është zëvendësuar me masën paraqitja në stacion policor deri me datën 17.02.2025. Pas këtij vendimi, Gjykata Themelore në Prishtinë â Departamenti për Krime të Rënda nuk ka pranuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kërkesë për vazhdim të masës së sigurisë për të pandehurin I.Oâ, deklaroi ajo për Klankosova.tv
Pas disa muajsh në arrati, ai u dorëzua tek organet e drejtësisë më 19 nëntor të vitit të kaluar.
I kërkuar për tentim-vrasje, atij iu caktua masa e arrestit shtëpiak.
“Curri” tani është në një tjetër proces gjyqësor.
Ai po gjykohet për fajde, për të cilin rast kishte munguar në seancën gjyqësore.
Me këtë rast, Prokuroria ia kishte revokuar dorëzaninë prej 50 mijë eurosh./ Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>