20:22 / E Shtunë, 26 Prill 2025 / Gj. Sh
Crystal Palace është finalisti i parë i këtij sezoni në FA Cup.
Në gjysëmfinale, Crystal Palace shënoi fitore bindëse ndaj Aston Villas, me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.
Eberechi Eze shënoi golin e epërsisë, në minutën e 31-të.
Rezultatin e dyfishoi Ismaila Sarr, në minutën e 58-të, Sulmuesi senegalez nuk u ndal me kaq, pasi shënoi edhe golin e tretë, në 90+4.
Në finalen e madhe e cila zhvillohet në ”Wembley”, Crystal Palace e pret fituesin e ndeshjes Nottingham Forest – Manchester City, e cila zhvillohet ditën e diel, me 27 prill./IndeksOnline/