Cristiano Ronaldo nuk e falë Juventusin, çështja e pagave të papaguara shkon drejt fundit

Cristiano Ronaldo nuk e falë Juventusin, çështja e pagave të papaguara shkon drejt fundit

Saga mes Cristiano Ronaldos dhe Juventusit për pagat e papaguara ende nuk ka marrë fund.

Sipas TuttoMercatoWeb, vendimi përfundimtar do të merret më 12 janar 2026, përmes një procesi arbitrazhi.


Çështja lidhet me pagat e shtyra nga sezoni i fundit i portugezit në Torino, marrëveshje që u aplikuan gjatë pandemisë së COVID-19. Paneli i arbitrazhit do të përcaktojë nëse Ronaldo ka të drejtë të përfitojë shumën që pretendon se i detyrohet nga Juventusi.

Ky rast është më i rëndësishmi nga një sërë procesesh që “Zonja e Vjetër” ka pasur me ish-lojtarët për paga të prapambetura dhe mund të ketë pasoja të mëdha financiare për klubin nga Torino.

Ronaldo u largua nga Juventusi në verën e vitit 2021 për t’u rikthyer te Manchester United, por pasojat e aventurës së tij në Serie A vazhdojnë të ndihen dhe tani pritet të zgjasin deri në vitin 2026.

Vendimi i janarit pritet të mbyllë një nga kapitujt më të gjatë dhe më të debatueshëm të problemeve financiare të Juventusit./Telegrafi/