Cristiano Ronaldo është parë i nervozuar në ndeshjen e fundit të Al Nassr.
Skuadra Saudite e Al Nassr u mposht 3-2 në shtëpi nga Al-Ettifaq të premten mbrëma.
Ronaldo nuk arriti të shënonte në një natë zhgënjyese për vendësit, e cila përfundoi me Jhon Duran që u dënua me karton të kuq, shkruan Klankosova.tv
Kjo bëri që futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo të reagojë me zemërim ndaj zyrtarëve pas kartonit të kuq të Jhon Duran.
Ai madje u pa duke gjuajtur topin nga qendra dhe jashtë fushës.
Shpërthimi i pesë herë fituesit të Topit të Artë erdhi përballë kampionit të unifikuar të botës në peshën e rëndë Oleksandr Usyk .
Përpara fillimit, ukrainasi iu prezantua turmës brenda Parkut Al Awwal në Riad.
The post Cristiano Ronaldo nervozohet me gjyqtarët që e ndëshkuan Durani-in me të kuq appeared first on Klan Kosova.