Cristiano Ronaldo i jashtëzakonshëm, shënon gol fantastik ndaj Al Ittihadit

Cristiano Ronaldo i jashtëzakonshëm, shënon gol fantastik ndaj Al Ittihadit

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e radhës në fanellën e Al Nassr.

Klubi saudit është në epërsi të dyfishtë ndaj Al Ittihad, ku golin e dytë e realizoi Ronaldo.


Portugezi shënoi një gol të bukur me kokë pas një harkimi të Sadio Manes, ku mbrojtja vendase mbetet plotësisht e shtangur nga lëvizja e pesë herë fituesit të Topit të Artë.

Për Cristiano Ronaldon ky është goli i 946-të në karrierë, ndërsa po synon të arrijë në numrin e 1000 golave./Telegrafi/