Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë vizitës së tij në Prishtinë, ka theksuar rëndësinë e depërshkallëzimit të tensioneve në veri të Kosovës, si kusht për heqjen e masave të vendosura nga Bashkimi Evropian.
Në një deklaratë të dhënë pas takimit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Costa tha se vendosja e masave është rezultat i zhvillimeve të tensionuara dhe se synimi i BE-së është kthimi i normalitetit dhe vazhdimi i rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian.
“Këto masa janë të lidhura me nevojën për të de-përshkallëzuar tensionet në rajon dhe në veri të vendit. Dhe ajo që dëshiroj është që sa më shpejt të kemi këtë de-përshkallëzim, e më pas të mund të ecim përpara dhe t’i heqim këto masa. Shpresoj që ngjarjet e fundit të mos përfaqësojnë një prirje të re, por të jenë përjashtim që konfirmon rregullin se ju jeni plotësisht të angazhuar në këtë rrugë evropiane për të de-përshkallëzuar dhe, siç tha Zonja Presidente dje, për t’u angazhuar në këtë dialog mes Beogradit dhe Prishtinës”.
Costa nënvizoi se dialogu është kyç për avancimin e mëtejmë të Kosovës drejt BE-së, duke përmendur edhe emërimin e përfaqësuesit të ri të BE-së për këtë proces.
“Së fundmi kemi emëruar një përfaqësues të ri për të lehtësuar këtë dialog, dhe ky dialog është një element thelbësor në këtë rrugëtim të përbashkët evropian për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);