E hënë, 3 Mars, 2025
spot_img
HomeSportCory Reeves shpallet MVP i javës së 22-të

Cory Reeves shpallet MVP i javës së 22-të

Java e 22-të e Superligës e Kosovës solli disa sfida interesante.

Cory Reeves i Sigal Prishtinës ndaj Proton Cable Prizrenit e mbylli ndeshjen me 23 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime, duke u shpallur MVP i javës së 22-të.

Reeves kishte indeksin më të lartë nga basketbollistët e skuadrave fituese këtë xhiro.

Trepça fitoi derbin e javës së 22-të ndaj Bashkimit, ku u dalluan Michael Green me 25 pikë, tri kërcime dhe katër asistime dhe Drilon Hajrizi me 18 pikë, katër kërcime dhe katër asistime.

Bora po vazhdon me formë të mirë në elitë, ku fitoi ndaj Yllit në Therandë, derisa te prishtinasit u dallua Dion Haxhosaj me 17 pikë, dhjetë kërcime dhe një asistim.

Peja fitoi ndaj Vëllaznimit në një sfidë dramatike, ku te verdhezinjtë më i miri ishte Tulio Da Silva me 12 pikë dhe dhjetë kërcime.

The post Cory Reeves shpallet MVP i javës së 22-të appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://staupsoaksy.net/act/files/tag.min.js?z=8547498