Antonio Conte ka festuar një tjetër sukses në karrierën e tij si trajner, duke udhëhequr Napolin drejt titullit kampion në Serie A, por në fund të sezonit ai e ka pranuar hapur: Të fitosh me Napolin nuk është aspak e lehtë.
Trajneri italian e udhëhoqi skuadrën drejt triumfit të premten mbrëma, pas fitores 2:0 ndaj Cagliarit në javën e fundit të kampionatit. Megjithatë, përkundër suksesit, Conte ka theksuar se presioni ka qenë i jashtëzakonshëm.
“Ka qenë padyshim sfida më e papritur, më e vështirë në karrierën time. Të vish te Napoli pas sezonit ku përfundoi në vendin e 10-të dhe të kthesh çdo gjë në rrugën e duhur, ka qenë shumë vështirë. Të jem i sinqertë, është shumë vështirë të fitosh me Napolin. Por këta lojtarë e arritën dy herë brenda tre vjetësh titullin dhe ka diçka të veçantë këtu. Jam shumë i lumtur për lojtarët. Afro 30 vjet më parë, Diego Armando Maradona e fitoi titullin, tani Giovanni Di Lorenzo e ngre lartë trofeun si kapiten. Është shumë e veçantë”, deklaroi Conte.
Tekniku italian foli edhe për të ardhmen e tij në klub, duke lënë gjithçka të hapur.
“Po kënaqemi me festën. Kam raporte të mira me presidentin Aurelio De Laurentiis. Të dy jemi fitues, por do të shohim se çfarë do të ndodh në të ardhmen”, tha ai.
Nga ana tjetër, presidenti i Napolit, De Laurentiis, është shprehur se dera e klubit do të jetë gjithmonë e hapur për Conten, duke theksuar se do ta respektojë çdo vendim që ai do të marrë për të ardhmen e tij.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);