Gjakova ka shënuar një kapitull të ri në zhvillimin e saj tregtar, kjo pasi rrjeti i njohur Comodita Home ka zbarkuar sot në Gjakova Park duke ua mundësuar qytetarëve që të gjitha nevojat për blerjet e tyre në shtëpi t’i kryejnë në një vend.
Qysh nga ora 19:00 me hapjen e pikë së re këtu në gjakova Park, interesimi i qytetarëve është vërejtur dukshëm, raporton gazetarja Vesa Hodaj.
Për të foli Shqipe Berisha nga Comodita Home e cila tha se “një hapje e tillë përfaqëson një hap strategjik drejt afrimit me klientët tanë”.
“Ata do të përjetojnë një eksperiencë shumë të mirë të blerjeve, një eksperiencë shumë të rehatshme”, tha Berisha.
“Është prioritet klienti ynë, e kemi dëshmuar për 11 vjet radhazi”.
Ajo po ashtu njoftoi për lojën shpërblyese dhe për shumë dhurata si festë për hapjen e kësaj pike.
Për të kuptuar më shumë, ndiqni videon më poshtë:


