Saturday, April 11, 2026
spot_img
HomeLajmeÇollaku: Kurti nuk ka interesim për zgjedhjen e presidentit/es (VIDEO)

Çollaku: Kurti nuk ka interesim për zgjedhjen e presidentit/es (VIDEO)

Analisti Bekim Çollaku nuk beson se kryeministri Albin Kurti e ka seriozisht gjetjen e zgjidhjes së çështjes së presidentit/es.

Një nga arsyet pse ai mendon kështu thotë se janë negociatat paralele të Kurtit me dy parti për këtë post.

“Akoma nuk i besoj seriozitetit të z.Kurti për të gjetur zgjidhje për çështjen e presidentit sepse sikur të kishte një seriozitet nga ana e tij, mendoj që negociatat e tij do të ishin shumë më të shpeshta, shumë më serioze, edhe ndoshta, paksa më transparente për opinionin publik që është i përqendruar dhe shqetësuar me zhvillimet politike sa i përket kësaj çështjeje”, tha Çollaku.

“Kam dilema për të gjitha këto arsye që i ceka, e për më tepër, për një arsye tjetër, që është fakti që z. Kurti i ka ofruar negociata edhe PDK-së, paçka që PDK-ja nuk i është përgjigjur me arsyetimin se kërkojnë një ftesë zyrtare nga ana e z.Kurti, domethënë një qasje më serioze, por kjo tregon, si të thuash, mungesën e vendosmërisë nga ana e z. Kurti, sepse një kryeministër serioz i cili dëshiron ta tejkalojë këtë situatë politike nuk mund të zhvillojë negociata paralele me dy subjekte politike parlamentare për të njëjtin qëllim”.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT