Opinionisti Bekim Çollaku thekson se kaosi politik në Kosovë po vazhdon, me Albin Kurtin që përdor bllokadën parlamentare si mjet për të shpëtuar fytyrën e tij, duke shmangur turpërimin publik.
Siç tha Çollaku në Rubikon, zgjedhja e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit ka shpërqendruar vëmendjen nga kryeministri, duke e bërë të duket sikur Kurti ka arritur të menaxhojë situatën, ndërkohë që legjislatura e tanishme është më e shkurtra në historinë e Kosovës, transmeton klankosova.tv.
”Asgjë nuk është e qartë, sa i përket themelimit të qeverisë, dhe asgjë nuk është e qartë se kush do të jetë presidenti apo presidentja e ardhshme e Republikës së Kosovës”.
”Ne nuk presim që të ketë qartësi, përkundrazi, do të ketë vazhdim të kaosit, derisa të ketë zgjedhje të parakohshme të cilat si duket janë afër. Sepse kjo ka qenë strategjia fillestare e Albin Kurtit që s’e dijmë si t’i referohemi, kryeministër, deputet apo si. Ai qëllim të vetëm primar, për veten e tij, për ta shpëtuar lëkurën e tij, fytyrën e tij, turpërimin e tij publik, ai e ka pasur bllokadën në Parlamentin e Kosovës, sepse ky është institucioni i vetëm ku Albin Kurti personalisht nuk turpëroret, mirëpo turpërohen të gjithë deputetët e zgjedhur në një formë, përlyhen politikisht të gjitha partitë parlamentare që përfaqësohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.
”Kryeministri Kurti është në agjendën e tij të kaosit, dhe të shmangjes dhe turpërimit të tij politik”.
”Dhe zgjedhja e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës, nuk është i rastësishëm”.
”Së paku që nga momenti kur u zgjodh Dimal Basha kryetar kuvendi, i gjithë fokusi, i gjithë debati publik është fokusuar tek ai, dhe jo tek Albin Kurti. Duke bërë një gjë të tillë, ai me lehtësi të madhe ka zhvendosur vëmendjen e opinionit publik nga ai tek Dimal Basha, për të cilin jam i sigurt se ai nuk qan kokën fare se sa i turpëruar është ai sot në atë karrige. Dhe të gjithë e dijmë siç e di edhe Albin Kurti, që kjo legjislaturë është më jetëshkurtra në historinë institucionale në Republikën e Kosovës. Kjo legjislaturë i ka ditët e numëruara”.
The post Çollaku: Kurti, në agjendën e tij të kaosit – përdori bllokadën parlamentare për ta shpëtuar lëkurën e fytyrën e tij appeared first on Klan Kosova.