Eksperti i sigurisë Esad Çollaku ka thënë se nëse funksionalizohet fabrika për prodhimin e municioneve në Kosovë është në të mirë të vendit.
Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ai ka deklaruar se prodhimi i municioneve sjellë të mira në investime dhe në ekonominë e Kosovës.
“Kosovës, FSK-së dhe Policisë së Kosovës shumë iu duhet një fabrikë municionesh dhe një prodhim i veti në veçanti ajo ka ngritje të kapaciteteve të mëdha për Ushtrinë dhe Policinë e Kosovës”.
“Njëkohësisht, duke e ditur se Kroacia ka marrë një hov të madh për prodhimin e pajisjeve ushtarake edhe çdo shtet i cili e ka një industri të tillë e ka një të ardhme shumë të mirë, sidomos për investimet dhe për ngritjet ekonomike edhe për Kosovën”, tha Çollaku. /Klankosova.tv
The post Çollaku: Kosovës, FSK-së dhe Policisë iu duhet shumë një fabrikë municionesh appeared first on Klan Kosova.