E mërkurë, 6 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeÇmimi “Katarina Josipi”: MKRS-ja s’pranon aplikantë jo kosovarë (VIDEO)

Çmimi “Katarina Josipi”: MKRS-ja s’pranon aplikantë jo kosovarë (VIDEO)

Në 2016-ën qe laureat i cmimit të parë.

Kjo, në konkursin vjetor për dramë kombëtare, “Katarina Josipi”.

Por, Bashkim Hoxha nga Shqipëria më nuk ka të drejtë aplikimi.

Jo se rrëmbeu çmim atëherë, por për shkak se nuk është nga Kosova.

Ministria e Kulturës, sikurse viteve të fundit, vendosi edhe sivjet këtë si kusht dhe thirrjen artistike e rezervoi vetëm për shtetasit e saj.

Megjithëse, shkrimtari nga Durrësi e konisderon këtë tentim për ndasi, ai nuk është i demotivuar.

Për një dramaturg e regjisor teatri, është tërësisht i pranueshëm veprimi  nga institucioni i kulturës.

Teksa një krijues tjetër nuk pajtohet assesi.

Klan Kosova ka kërkuar sqarime nga Ministria e Kulturës për ndalimin e të drejtës së aplikimit nga jo kosovarët, por që ajo nuk ktheu përgjigje.

The post Çmimi “Katarina Josipi”: MKRS-ja s’pranon aplikantë jo kosovarë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT