Qytetarët e Kosovës pritet të përballen me fatura më të larta të energjisë elektrike edhe këtë dimër, pas vendimit të ZRrE-së për rritjen e çmimit me 16 për qind.
Ismet Krasniqi nga nisma “Asnjë cent më shumë”, në një intervistë për emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, tha se kjo ngritje e çmimit është e padrejtë dhe më e larta në rajon.
“Vendimi i ZRrE-së për 16 për qind ka qenë shumë. Kosova ka ngritje të energjisë elektrike më së shumti në Ballkan, krahasuar me shtetet e tjera. Siç e dini tashmë kemi dorëzuar edhe padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës, dhe synojmë pezullimin e vendimit”, tha Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.
Ai shtoi se efektet e shtrenjtimit tashmë ndihen edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë.
“Po i shohim pasojat e energjisë elektrike, sepse me ngritjen e saj kemi ngritje të ushqimeve dhe të produkteve bazë, në të gjitha produktet, le të themi”, shtoi ai.
The post Çmimi i rrymës këtë dimër: Sa do të paguajnë qytetarët? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.