E martë, 25 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizÇmimi i 6-të i BE-së për Integrimin e Romve, Ashkalinjve dhe Egjiptianeve...

Çmimi i 6-të i BE-së për Integrimin e Romve, Ashkalinjve dhe Egjiptianeve hap aplikimet!

Bashkimi Evropian ka hapur aplikimet për edicionin e 6-të të Çmimit të BE-së për Integrimin e Romve, Ashkalinjve dhe Egjiptianve, një iniciativë që zbatohet nga Roma Active Albania.

Fokusi kryesor për këtë vit arsimi, me theks të veçantë në nismat që mbështesin përfshirjen e fëmijëve nga këto komunitete në nivel parashkollor, fillor dhe të mesëm.

Nga secili prej shtatë vendeve pjesëmarrëse do të përzgjidhen dy fitues:

  • 8 mijë euro për çmimin e parë;
  • 5 mijë për të dytin;

Shtatë vendet pjesëmarrëse janë:

Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kosova,  Mali i Zi,Maqedonia e Veriut,  Serbia dhe  Turqia.

Kush mund të aplikojë?

– Organizatat e shoqërisë civile;

– Institucionet publike;

– Entitetet e sektorit privat;

– Profesionistët dhe edukatorët që kontribuojnë në arsimin e romëve.

Cilat janë përfitimet për fituesit?

Njohje ndërkombëtare;

Pjesëmarrje në ceremoninë e ndarjes së çmimeve;

Vizitë studimore në Bruksel;

Afati i fundit për aplikim është 28 shkurt, 2025.

Për më shumë informacion dhe për të dorëzuar aplikimin ose nominimin tuaj, vizitoni:

🔗 https://enlargement.ec.europa.eu/news/call-applications-now-open-2025-6th-eu-award-roma-integration-western-balkans-and-turkiye-2025-02-10_en?fbclid=IwY2xjawIidhxleHRuA2FlbQIxMAABHdpmttVdGV2yfwIu9ir39jPB3lkcJdrgNjq5XbUZ-7K0HYtxmznDiUvEeg_aem_1va6FRzRMTFWb2ipC-A3nw

Ky çmim synon të promovojë përfshirjen përmes arsimit dhe të njohë ata që po sjellin ndryshime të rëndësishme për komunitetet rome, ashkalinje dhe egjiptiane.

Le të vazhdojmë të promovojmë përfshirjen e romëve, ashkalinjve, dhe egjiptianve përmes arsimit dhe të njohim ata që po sjellin ndryshime të rëndësishme në këtë fushë!

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://fenoofaussut.net/act/files/tag.min.js?z=8547498