Çmimet e drurit për ngrohje gjithnjë e më të larta, qytetarët e Tetovës po kërkojnë alternativa të ngrohjes

Çmimi i drurit për ngrohje çdo vit shënon rritje

Çmimet për një metër kub dru në Tetovë kanë shkuan aq lartë sa që qytetarët shohën mënyra tjera për ngrohje gjatë sitinës së dimrit.

Të anektuar nga TVM2 thonë se shkaku i cmimeve të larta të drunjëve i kanë detyruar ato që të ngrohen me rrymë ose me peletet. Por edhe keto cmime janë të pa përballushme krahasuar me standartin e jetesës në vendin tonë thonë qytetarët.


“Kemi blerë,shumë shtrenjtë janë deri në shtëpi 100 euro. 80 euro atje e çamja e premja 20 euro 100 euro.Pensionet i kemi 300 euro” u shpreh një qytetar”, shprehet qytetari.

“Jo nuk keko ble ne i kemi tonat.Sic e dini vete gjithcka me dije është shtrenjtë,në bazë të rrogave në bazë të pensioneve shtrenjtë shumë janë.Ne mos dalin të reklamohen kjo ajo por janë shtrenjtë”. deklaroi një banro i Tetovës”, theksoi qytetari.

“Me dru nuk jamë furnizuar arsyja skamja fukaralleku.85 euro janë një meter kubë dru” tha një banor tjetër”, u shpreh qytetari.

Drejtuesit e disa depove të druve në Tetovë nuk deshën te prononcohen para kamerës pasi shumica e tyre janë të pa regjistruar si ndërmarrje për këtë veprimtari.

Nga ana tjetër për një metër kub dru në pronat shtetërore banorët e malësis së Tetovës duhet të pagujan rreth 1140 denarë,ndërsa banorët që janë jashtë parkut kombëtar dhe duan të furnizohen me dru ato duhet të pagujan më një meter kub dru 2143 denar pa mos llogaritur shpenzimet tjera.

Por shqetësim tjetër është se në Tetovë gjatë perudhës se dimrit rriten edhe ndotja pasi një pjesë e qytetarve djegin gjera tjera si mbetjet e moblijve dhe në disa raste edhe mbetje të plastikave e goma.

E kjo bën që Tetovë pothuajse në shumicën e kohës së dimrit të ketë ajrin të ndotur. /rtvm2