Nga gushti 2025 deri më 17 gusht 2026, kompania kosovare MedPlus nuk ka të drejtë të furnizojë barnatoret me barna dhe produkte farmaceutike, aktivitet, të cilin e ka kryer që nga viti 2021 kur u themelua.
Ky vendim erdhi pas akuzave se kompania ka paraqitur dokumente me përmbajtje të rreme.
Tenderët kishin për qëllim furnizimin e barnatoreve pranë Qendrave të Mjekësisë Familjare, me barna dhe material shpenzues mjekësor, për të mbuluar mungesat e barnava esenciale.
Drejtori i “MedPlus”, Jeton Prenaj, bënë të ditur se problemi u shfaq në Pejë, ku dyshimet për dokumentet çuan në ndalimin e tenderit, të cilin e ofertoi me 50 mijë euro më lirë.
Ra komuna e Pejës e Medplusi i humbi edhe krejt tenderet e komunave të tjera.
Kompania nuk arriti t’i furnizoj barnatoret me barna.
Gjatë procesit të verifikimit të dokumenteve të dorëzuara, komuna e Pejës ngriti dyshime se katalogu i produkteve, i paraqitur nga “MedPlus”, përmbante të dhëna të rreme.
Dokumenti i dorëzuar ishte një katalog digjital që përmbante QR kode për çdo produkt, që supozohej të drejtonin në informacionin zyrtar të prodhuesit në Kinë.
Por, kur zyrtarët komunalë skanuan kodet, figuronte një produkt më pak se sa në katalogun e dorëzuar nga “Medplus”.
Bazuar në këtë, Komuna e Pejës e akuzoi “MedPlus” për paraqitje të dokumenteve të falsifikuara, duke e përjashtuar nga tenderi.
Ky lajm qe fort shokues për pronarët e “Medplusit”.
Të pakënaqur me këtë vendim, ata iu drejtuan Organit Shqyrtues të Prokurimit me ankesë.
Me atë udhë ata i shkruajtën email kompanisë prodhuese kineze, duke kërkuar sqarime për origjinalitetin e katalogut.
E mesazhi i kompanisë së huaj, të cilin e siguroi Kiks Kosova qe fort i qartë.
Ndër të tjerash, kinezët i kërkuan falje kompanisë kosovare për këtë lëshim, i cili sipas tyre është bërë si shkak i ngarkesës së madhe të punës.
Por këtë email, sipas Jeton Prenajt, OShP-ja e përkthye keq nga anglishtja në shqip dhe kështu ‘e mori në qafë’ MedPlus-in.
Pavarësisht kësaj, OShP-ja, vendosi që kompaninë Medplus ta përjashtoj nga tenderi i Pejës dhe i secilit tenderë tjetër publikë për një periudhë prej një viti.
E krejt kjo sipas pronarit Prenaj, është bërë si shkak i përkthimit të gabuar të sqarimit të kompanisë prodhuese kineze AC-MED.
Kiks Kosova siguroi edhe arsyen e OShP-së, që e shtyu ta marr këtë vendim.
Sipas tij, përkthimi në shqip i këtij mesazhi nuk e pasqyroi qartë këtë informacion, duke krijuar përshtypjen se katalogu mund të mos ishte origjinal.
Ky keqkuptim thotë se do t’i shkaktoj 70% deri 80% humbje të shitjeve të kompanisë.
Në vend të Medplus, tashmë fituese është një kompani tjetër me një cmim rreth 50 mijë euro më shtrenjtë.
The post “Çmendet” prodhuesi kinez, OShP-ja shpall fajtor bashkëpuntorin e tyre shqiptar (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.