Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka reaguar pas vdekjes së ish-kongresistit Eliot Engel, duke e cilësuar atë si një aleat të pazëvendësueshëm në çështjet e brendshme dhe ndërkombëtare, si dhe një mik të vërtetë.
Clinton është shprehur mirënjohës për jetën dhe shërbimin e Engel, duke theksuar se do t’i mungojë shumë, në një mesazh të publikuar në rrjetin social “X”.
‘’Elliot Engel ishte një mbrojtës i palodhur i zgjedhësve të tij, një aleat i pazëvendësueshëm për mua në çështjet e brendshme dhe ndërkombëtare, një mik i vërtetë dhe një njeri i mirë. Jam mirënjohës për jetën e tij të shërbimit dhe do të më mungojë shumë’’, ka shkruar ai në ‘’X’’.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


