E hënë, 28 Prill, 2025
spot_img
HomeSportClaudio Ranieri është strateg, ia “humb” titullin Interit dhe e fut Romën...

Claudio Ranieri është strateg, ia “humb” titullin Interit dhe e fut Romën në zonën e Championsit – Indeksonline.net

Skuadra e Interit ka pësuar humbje ndaj Romës me shifrat minimale 0:1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Serie A.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Soule në minutën e 22’të, shkruan Indeksonline

Në pjesën e dytë nuk pati gola edhe pse ekipi i Inzaghit tentoi disa herë portën kundërshtare.

Me këtë humbje, Interi mbetet me 71 pikë në pozitën e dytë, aq sa ka edhe Napoli – që sot luan ndeshjen e javës së 34-të ndaj Torinos.

Ndërkohë, Roma me fitore shkon në kuotën e 60 pikëve në pozitën e 5-të, duke iu afruar zonës Champions./Indeksonline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT