E mërkurë, 6 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeÇka u tha në letrën e Trumpit për Osmanin?

Çka u tha në letrën e Trumpit për Osmanin?

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Presidenca e Kosovës bëri të ditur se përmes kësaj letre, Trumpi e ka falënderuar Osmanin për përkushtimin dhe miqësinë ndaj Shteteve të Bashkuara.

Trumpi i është drejtuar Osmanit, duke u shprehur i bindur se bashkë do të vazhdohet për avancimin e qëllimeve të përbashkëta.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova ndajnë një lidhje të thellë, të bazuar në respektin e ndërsjellë, vlera të përbashkëta demokratike dhe një vizion për një të ardhme paqësore dhe prosperuese”.

“Përkushtimi juaj për forcimin e kësaj lidhjeje nuk ka kaluar pa u vërejtur, dhe jam i bindur se së bashku do të vazhdojmë të avancojmë qëllimet tona të përbashkëta”, thuhet tutje në letrën e Trumpit për Osmanin./Klankosova.tv

Presidentja Osmani merr letër nga Presidenti Trump: E quan mike të vërtetë të Shteteve të Bashkuara

The post Çka u tha në letrën e Trumpit për Osmanin? appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT