Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, po qëndron në Kosovë për një vizitë zyrtare.
Qysh në mëngjes, ai u takua me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën bisedoi për një varg temash, mes të cilave edhe formimin e institucioneve, por edhe për ndalimet që Serbia po i bën ndaj shtetasve të Kosovës.
Po ashtu, siç raportoi gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri, në takim është diskutuar edhe për raportet mes Prishtinës dhe Brukselit në nivel bilateral, kjo për faktin se Osmani i ka kërkuar Sorensenit që BE-ja t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura 2 vjet më parë.
Gazetari Tahiri tha se Sorensen aktualisht është duke e zhvilluar një takim edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, teksa pasdite do të ketë takime edhe me liderë të partive parlamentare dhe temë pritet të jetë konsitutuimi i Kuvendit.
Kjo është hera e katërt që Sorensen viziton Kosovën që nga marrja e detyrës së emisarit special të BE-së, teksa gazetari Tahiri tha se emisari i BE-së në Prishtinë do të qëndrojë “disa orë”. /Klankosova.tv
The post Çka u bisedua në takimin Osmani-Sorensen? Tregon gazetari Tahiri (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.