E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizÇka thotë shkenca për kërcitjen e gishtërinjve?

Çka thotë shkenca për kërcitjen e gishtërinjve?

A është e rrezikshme kërcitja e gishtërinjve?

Shkencëtarët kanë një përgjigje për të gjithë personat që vazhdimisht kërcasin gishtat dhe që shumë e konsiderojnë si një veprim të dëmshëm.

Ajo që ndodh në të vërtetë kur ju kërcisni gishtat është përthyerja e vendit ku dy kockat e gishtave bashkohen, të cilat janë të mbështjella nga një kapsulë e përbashkët e mbushur me lëng. Në momentin e kërcitjes hapësira mes kockave zgjerohet dhe lëngu i përbashkët bëhet i pamjaftueshëm për të mbushur boshllëkun. Presioni brenda bie dhe shfaqet një flluskë e mbushur me gaz. Tingulli që ne dëgjojmë është plasja e kësaj flluske. Në bazë të një testi të realizuar nga studiuesit personat që kërcasin gishtat nuk vuajnë nga enjtja e duarve dhe artriti.

Nëse deri më tani keni menduar se vesi i të kërciturit të gishtërinjve është në dëm të shëndetit tuaj, në bazë të këtij studimi vërtetohet se jeni gabuar.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://vaugroar.com/act/files/tag.min.js?z=8547498