Një ditë më vonë i bëhet autopsia nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Në raport, mjekja ligjore, Bergita Curri ka konkluduar se vdekja e Zanës ka ardhur ardhur si pasojë e Dëmtimit difuz dhe encefalomalacionit të trurit, e cila ka ardhur si pasoje e traumës e shkaktuar nga aksidenti ne trafik rrugor. E që në zhargonin jo mjeksor nënkupton “dëmtim i shpërndarë i trurit prej një infeksioni”.
Duke shtuar në pikën dy të konkluzionit se “Vdekja sipas mendimit të mjekut është e karakterit Aksidental”.
Në ekzaminimin e kokës, përveç prejse që është konstatuar nga ndërhyrja kirurgjike, mjekja ligjore ka konstatuar se ka vërejtur thyerje dhe hematomë në “murin e pasëm të orbitës së djathtë”. Masa trurore, sipas mjekes ka qenë tërësisht e zbutur dhe e shpërbërë. Në anën e djathtë është vërejtur gjak i mbledhur me diametër maksimal 4.7 centimetër.
Për këtë rast, Prokuroria Themelore në Pejë kërkoi edhe një ekspertizë, e cila do të zbardhte edhe më shumë rrethanat që quan deri tek aksidenti ku humbi jetën Zana Gjevukaj.
Në rapotin 13 faqesh, të dorëzuar në prokurori më 23 prill, eksperti i komunikacionit Fisnik Cavolli, ka hedhur dritë në disa rrethana.
Nga pika ku është goditur 26 vjecarja me veturë e deri tek njollat e gjakut të cilat dëshmojnë se aty ka rënë trupi i viktimës pas përplasjes, është një distancë prej 18 metrash.
Veprimi i drejtuesit të veturës ka qenë i pasigurt, për shkak se rruga ka qenë e pajisur me shenja të komunikacionit të cilat edhe kanë paralajmëruar vendkalimin për këmbësor, gjë të cilën ai nuk e ka respektuar.
“E pashë që ka zhurmues që paralajmërojnë se jemi hy në zonën me rrezikshmëri, zakonisht zhurmuesit e kanë këtë karakter vendosen para shkollave apo zonave të banimit, në hyrje të zonave të banimit. Cka pash me sinjalizim, vendkalimi për këmbësor është normal, zhurmuesit janë në rregull”, ka deklaruar Bekim Ahmeti për emisionin MAT në Klan Kosova.
Në vendin e ngjarjes nuk janë vërejtur gjurmë të frenimit apo gjurmë të bartjes së veturës.
Vetura, në momentin e kontaktit me këmbësoren ka qenë prej 89.31 km/h.
“Gazetarja: Nuk ka gjurmë të frenimit
Atëherë ky nuk e ka vërejte fare këmbësorin, dhe si rezultat i kësaj ka ndodhë aksidenti. Shpejt me mendu, po supozoj këtu, se nuk ë kam bërë ekspertizën, përderi sa nuk ka gjurmë të frenimit, kjo të qon te ajo që ose nuk e ka vërejtur këmbësorin ose që shoferi është habit për çështje tjetër, ka mujt me qenë në telefon, ka mujt për një çast mos me kanë shikimi. Për 40 km në orë, automjeti lëvizë 11 kilometra pa e vërejtur hiq, në qoftë se veç e kemi kthy pak kohën dhe jemi ardhë këtu, 11 metra lëvizje janë”, ka dekalruar eksperti I komunikacionit Bekim Ahmeti, për Klan Kosova.
Sipas matjeve në vendin e ngjarjes dhe krahasimeve me distancën që këmbësorja ka kaluar rrugën dhe shpejtësinë e vozitjes së veturës, eksperti i komunikacionit vlerëson se drejtuesi i automjetit nuk ka pasur mundësi teknike të evitoj përplasjen me këmbësoren.
Në këtë rrugë shpejtësia e lëvizjes ishte 60 km/h, dhe sipas ekspertit të komunikacionit që hartoi këtë raport, thuhet se nëse vozitësi do të respektonte shpejtësinë e lëvizjes, ka pasur mundësi teknike për të evituar përplasjen me këmbësoren.
Dhe në përfundim të raportit, eksperti vlerëson se shkaktar i aksidentit është drejtuesi i automjetit duke theksuar se “Pakujdesi ndaj këmbësore dhe ka lëvizur me shpejtësi më të madhe sesa ajo që ishte e lejuar.
“Në qoftëse personi goditet me 60km në orë është njësoj sikur ai person kërcen nga kati i katërt, në qoftëse e kemi goditë me 60 km në orë pa frenu fare është sikur të kërcejmë nga një ndërtesë e katit të katërt në tokë, imagjinoni këtë pamje, sepse e kemi shpejtësinë e hedhjes”, shpjegon Ahmeti.
The post Çka thotë mjekësia ligjore dhe ekspertiza e komunikacionit në rastin e aksidentit të Zana Gjevukajt? appeared first on Klan Kosova.