Çka premtuan sot kandidatët për kryeqytetin? (VIDEO)

Çka premtuan sot kandidatët për kryeqytetin? (VIDEO)

Përparim Rama, i cili po synon edhe një mandat në krye të Komunës së Prishtinës ka mbajtur sonte tubim me qytetarët në lagjen Bregu i Diellit.

Në përkrahje të tij shkoj edhe kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, i cili tha se Dega e 3-të e Presidentit Rugova përherë i ka dhënë përkrahje këtij subjekti në krejt proceset politike.

Abdixhiku përmendi punët e mira të partisë që drejton në pushtetin lokal të Prishtinës, me theks të veçantë “mësimi gjithëditor”.

Ai premtoi se në mandatin tjetër kjo do të shtrihet edhe më tutje në shkollat e Komunës së Prishtinës, e nëse LDK-ja vjen në pushtet atëherë kjo do të ndodh në krejt Kosovës.
Derisa Rama, banorëve të Bregut të Diellit iu ka premtuar ngrohja nga Termokos si dhe ndriçim.

Përveç kandidatit të LDK-së, gazetarja e Klan Kosovës Arbreshë Uka, zbuloi edhe aktivitetet e sotme edhe të kandidatëve të tjerë, Uran Ismailit të PDK-së, atij të AAK-së Bekë Berisha, Hajrulla Çeko të VV-së, Besa Shahinit të PSD-së.

The post Çka premtuan sot kandidatët për kryeqytetin? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.