Wednesday, April 8, 2026
spot_img
HomeLajmeÇka ndodhi me shoferin dhe pasagjerin pas incidentit të zjarrit në autostradë,...

Çka ndodhi me shoferin dhe pasagjerin pas incidentit të zjarrit në autostradë, Policia jep detaje

Një kamion është përfshirë nga flakët në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka konfirmuar rastin për KlanKosova.tv.

Sipas Bytyqit, nga ky rast një qytetare ka kërkuar ndihmën e Ekipit të Urgjencës pasi ngasësi i kamionit dhe një pasagjer, megjithëse nuk kanë pësuar lëndime, janë në gjendje të shqetësuar.

“Me datën 08.04.2026, rreth orës 12:25, Policia ka pranuar informatën se një kamion është përfshirë nga zjarri në relacionin Suharekë–Duhel (në autostradë). Radiobaza ka njoftuar Stacionin Policor në Suharekë për të dërguar zjarrfikësit, si dhe një patrullë policore në vendin e ngjarjes. Për incidentin është informuar edhe njësiti patrullues i autostradës. Lidhur me rastin, një qytetare ka kërkuar edhe ndihmën e Ekipit të Urgjencës, pasi ngasësi i kamionit dhe një pasagjer, megjithëse nuk kanë pësuar lëndime, janë në gjendje të shqetësuar. Stacioni Policor është njoftuar që të orientojë Ekipin e Urgjencës drejt vendngjarjes”./KlanKosova.tv.

Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”, pamje dramatike (VIDEO)

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT