Wednesday, March 25, 2026
spot_img
HomeLajmeÇka ndodh pas dyerve të Klinikës së Gjinekologjisë? Rrëfehen nënat (VIDEO)

Çka ndodh pas dyerve të Klinikës së Gjinekologjisë? Rrëfehen nënat (VIDEO)

Mbi 2 mijë e 600 gra nga 16 vende të botës u anketuan, sipas një raporti të publikuar nga UNFPA, agjencia e Kombeve të Bashkuara për shëndetin seksual dhe riprodhues.

Nga këto gra, 67 për qind në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, thonë se kanë përjetuar një formë keqtrajtimi gjatë lindjes.

E kjo dukuri është shqetësuese edhe në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, ngase gratë ende përballen me keqtrajtim gjatë lindjes, raporton Kiks Kosova.

Në Klinikën e Gjinekologjisë të QKUK-së, aty ku çdo grua që shtrohet pret me padurim të marrë foshnjën e saj në duar, shumë prej tyre po përjetojnë një realitet krejt tjetër.

Sipas ankesave që Kiks Kosova ka pranuar nga qindra gra, trajtimi ndaj tyre nuk është në nivelin e duhur.

Për Kiksin, në kushte anonimiteti, L. M nga Prishtina, rrëfeu eksperiencën e saj të lindjes së parë në 2020-ën.

Sipas saj, informacioni që gratë marrin rreth gjendjes së tyre shëndetësore në këtë institucion është zero.

Ajo thotë se askush nuk e informonte për kontrollet që do t’i bëheshin.

Në moshën 42-vjeçare, ajo u bë nënë për herë të parë dhe përvojën e përshkruan si traumatizuese.

Një ndër arsyet kryesore pse L. M thotë se nuk mundi të ankohej zyrtarisht qe fakti që nuk i dinte emrat e askujt nga stafi i Klinikës.

L. M apelon që kjo klinikë të monitorohet vazhdimisht dhe lut gratë tjera që të ankohen zyrtarisht për çkado që përjetojnë në repartet e saj.

Për raportimet në lidhje me trajtimin e grave në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike në QKUK, shqetësim ka shprehur edhe Rrjeti i Grave të Kosovës.

Sipas Besarta Breznicës, kjo çështje nuk është e re dhe për mënyrën e trajtimit të grave në këtë klinikë flitet tash e një kohë të gjatë.

Më gjerësisht për këtë temë, ndiqni kronikat e përgatitura nga Kiks Kosova:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT