22:07 / E Premte, 25 Prill 2025 / Gj. Sh
Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një moment i paparashikushëm, ku kishte raportime se Real Madridi nuk do të luaj finalen e Copa del Rey ndaj Barcelonës.
Klubi mbretëror nuk ishte pajtuar me deklaratat e gjyqtarëve që do ta referojnë ndeshjen, ku ka kërkuar edhe zëvëndësimin e tyre, por pasi kjo kërkesë nuk ishte pranuar, ata refuzuan konferencën për media para ndeshjes, darkën zyrtare dhe stërvitjen e sotme, shkruan IndeksOnline.
Por çka ndodh nëse Real Madrid nuk luan në finalen e Copa del Rey?
KJo evidentohet nga seksioni i parë i nenit 80 të Kodit Disiplinor të RFEF, ku thuhet se në rast të tërheqjes së një skuadre nga finalja e një turneu me eliminim, atëherë vendimi do të merret që skuadra e eliminuar nga finalisti të luaj në finale.
Në këtë rast Barcelona do të luaj në finale me Real Sociedadin.
Ndërsa seksioni i dytë i këtij neni thotë se çdo ekip që tërhiqet nuk do të mund të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të turneut.
Kësisoj nëse Real Madrid vendos të mos luaj në finalen e Copa Del Rey, klubi mbretëror do të përjashtohet nga gara për sezonin e ardhshëm./IndeksOnline/