Sonte është nata e fundit e festivalit më të madh muzikor në Kosovë, “Sunny Hill”.
Ky festival po mbahet në Bërnicë të Prishtinës, ku çdo vit mbledh dhjetëra mijëra pjesëmarrës nga vendi dhe diaspora.
Gazetarja e Klan Kosovës, Sala Gashi e cila po raporton direkt nga “Sunny Hill” njoftoi se festivali pritet të përmbyllet me performancën e DJ-it amerikan Anyma dhe artistes koreane Peggy Gou.
Ndërkaq, nata e parë filloi me një magji të vërtetë, pasi ylli i këtij festivali dhe themeluesja e tij, Dua Lipa performoi para pjesëmarrësve.
Ajo gjithashtu performoi edhe me babanë e saj, Dukagjin Lipa, duke kënduar këngën “Era”.
Natën e parë në skenë u ngjit edhe artistja e njohur, Tayna me performancën e saj të jashtëzakonshme.
Ndërkaq mbrëmë, në natën e dytë, performuan artistë të njohur si PINT, Shawn Mendes, Ledri Vula, Era Istrefi, duke sjellë një energji të jashtëzakonshme./Klankosova.tv
The post Çka ju pret në natën e fundit të “Sunny Hill”? appeared first on Klan Kosova.