Kukullat ‘Labubu’ kanë pushtuar rrjetet sociale dhe me to edhe zemrat, apo frikërat , e mijëra fëmijëve dhe të rriturve në mbarë botën.
Por ky trend nuk po shihet pozitivisht nga të gjithë.
Psikologia Adlie Morina-Krasniqi e konsideron shqetësues këtë fenomen, sidomos për ndikimin që po ka tek fëmijët.
“Fëmijët po largohen gjithnjë e më shumë nga ajo që janë në të vërtetë, dhe po përqendrohen në atë çfarë kanë, çfarë posedojnë. Kam pasur raste ku fëmijët ndihen ‘askushi’ nëse nuk kanë një kukull Labubu”, u shpreh ajo në emisionin ‘’Ora 7” në Klan Kosova.
Përveç ndikimit emocional, një tjetër aspekt problematik është edhe çmimi.
Kukullat ‘Labubu’ kushtojnë nga 20 dollarë e deri në 2 mijë dollarë, varësisht nga madhësia dhe nëse janë pjesë e koleksioneve të rralla.
Ndiqni diskutimin e plotë, në videon vijuese:
The post Çka është labubu? – kukulla që po çmend botën (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.