Të martën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është Bekë Berisha, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës.
Në pjesën e intervistës kryesore do të flasim për kandidaturën e tij për të parin e kryeqytetit.
Gjithashtu, me Berishën do të flasim edhe për planin e tij për qeverisjen në Prishtinë, zgjidhjen e problemeve, prioritetet e tij gjatë qeverisjes, si dhe për garën që po zhvillohet.
Çka ka me bo Beka për Prishtinën? Me cilën nga partitë mundemi me pa në koalicion?
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.
The post Çka do të bëjë Beka për Prishtinën? – Bekë Berisha sot në “DPT te Fidani” appeared first on Klan Kosova.