Në intervistën e dhënë në prokurori, më 5 qershor, Argjendi tregon se si ndodhi rasti.
Prokurori: A i keni parë shenjat për vendkalim për këmbësor?
Argjendi: Po
Prokurori: A e keni parë në këtë rast viktimën Zana Gjevukaj?
Argjendi: E kam pa vetëm në castin para goditjes se është para automjetit tim.
Prokurori: Me cilën pjesë e keni goditur viktimën?
Argjendi: me pjesën e përparme ana e djathtë.
Prokurori: Pas goditjes cka ndodhi?
Argjendi: Unë menjëherë e sigurova automjeyin dhe dola jashtë dhe e pava viktimën e shtrirë para automjetit në rrugë. Jam afruar dhe e kam pa që në fytyrë ka gjak, kam rënë në gjunj që t’ia jap ndihmën e parë, kam shikuar për shenjat e saj të jetës dhe kam nxjerrë telefonin ku kam kontaktuar policinë në nr 192 në mënyrë që të intervenohet për tu siguruar ndihma mjekësore për viktimën, mirë po unë, në mënyrë të sigurtë e kam marrë viktimën para duarve, kam shkuar te vetura e arë që ka qenë e ndaluar dhe e kam dërgu në Spital të Pejës dhe tër kohën jam kujdes për gjendjen e saj deri sa ka hy në emergjencë.
Prokurori: para goditjes, për cfarë arsye besoni se nuk e keni pa viktimën?
Argjendi: Me gjasë viktima paska qenë në mesin ku ndahen rrugët përmes mbrojtësve të hekurta ku ka edhe disa shtylla dhe unë nuk e kam pa fare.
Prokurori: A ndiheni fajtor?
Argjendi: Po, e ndiej veten fajtor. Më vjen shum keq për rastin që ka ndodhur, i shprehi ngushëllime familjes së të ndjerës, seps emë parë do gjendesha unë në vendin e saj sesa kjo që ka ndodhur. Jam zyrtar policor, asnjëherë në jetën time nuk kam rënë ndesh me ligjin, e tërë kjo ka ndodhur përshkak të pengesave që unë besoj që ma kanë pamundësuar pamjen dhe ta vërej në kohë viktimën. As sot nuk e kuptoj se si ka ndodhur, për shkak se unë jam nga fshati Zahaq dhe atë rrugë e frekuentoj cdo ditë por asnjherë nuk më ka ndodhur një gjë e tillë. Ngjarja më ka goditur rëndë psikikisht dhe emocionalisht, shto faktin që sic thash jam zyrtar policor dhe kam qenë duke shkuar në punë. Dihet se detyrë dhe përgjegjësi e imja ëhstë të kujdesem për rend dhe ligjdhe për mbrojtjen e qytetarëve. Dua të shtoj se sipas traditave tona, familja ka dërguar njerëz te familja e viktimës me qëllim kërkimfalje dhe shprehje të pendesës.
19 ditë pas ngritjes së aktakuzës më 11 qershor të këtij viti Gjykata Themelore në Pejë nis porcesin e gjykimit të rastit.
Në seancën fillestare të 30 qershorit, Argjendi deklaron se ndjehet i penduar.
Gjyqtarja: A jeni penduar për veprën penale që e keni kry?
Argjendi: Po.
Në pyetjen e gjyqtares, nëse ndjehet fajtor për veprën e kryer, Argjendi dha një përgjigje që rëndoi edhe më shumë atmosferën në sallë.
Argjendi: Unë e ndjej veten fajtor dhe shpreh pendesën për rastin që ka ndodhë. Dhe dua të kërkoj falje dhe ngushëllime të gjithë familjarëve të të ndjerës dhe të gjithë personave që janë prekur nga ky rast. Ma mir të isha kanë unë në vend të saj sot, se ky rast që ka ndodhë.
The post Çka deklaroi Argjend Kastrati në pokurori për rastin e aksidentit ku vdiq Zana Gjevukaj? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.