Manchester City ka lëshuar sërish pikë në ndeshjen që e luajti sot ndaj Crystal Palace, duke barazuar me rezultat 2:2.
Crystal Palace kaloi në epërsi qysh në minutën e 4-të të takimit me Munoz, por që City i barazoi shifrat në minutën e 30-të me anë të Haaland.
Gati pas një ore lojë, Crystal Palace kaloi sërish në epërsi pas një goli të bukur të Lacroix, por që vetëm 11 minuta më vonë, City barazoi rezultatin në 2-2, njofton Klankosova.tv.
Për 10 minuta, City luajti me një lojtar më pak, pasi në minutën e 84-të Leëis u ndëshkua me të kuq.
Me këtë barazim, City vazhdon formën e dobët duke shënuar vetëm një fitore në nëntë ndeshjet e fundit, ndërsa ka gjashtë humbje dhe dy barazime në të gjitha garat.
Aktualisht, City gjendet në vendin e katër në tabelë me 27 pikë, tetë më pak se Liverpooli që kryeson tabelën, ndërsa Crystal Palace gjenet në vendin e 16-të me 13 pikë.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>