E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
HomeSportCity (s')zhgënjen, humb edhe nga United

City (s’)zhgënjen, humb edhe nga United

Manchester City po përjeton krizën më të thellë në 20 vjetët e fundit.

Kampionët e Anglisë assesi s’po mund të këndellen.

Sot ata u mposhtën edhe nga rivali i qytetit, Manchester United, njofton Klankosova.tv.

Pavarësisht se “Qytetarët” avancuan në pjesën e parë me anë të qendërmbrojtësit kroat, Josek Gvardiol, kundërshtari përmbysi gjithçka.

“Djajtë e Kuq” u rikthyen në fraksionin e dytë, duke realizuar dy gola.

Fillimisht portugezi Bruno Fernandez shënoi nga penalltia, kurse 3 pikët për United i siguroi Amad Diallo, raporton Klankosova.tv

Skuadra e Pep Guardiollës ka rrumbullaksuar humbjen e 8-të në 11 ndeshje, prej të cilave ka vetëm dy barazime e një fitore.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT